Real Madrid Kaka mungon ndaj Valencias

Kaka’ do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Real Madrid, atë që do të luhet në stadiumin Mestalla ndaj Valencia, të shtunën në orën 22.00.
Lajmin e bëri të ditur Aitor Karanka, zëvendëstrajneri i madrilenëve, në konferencën për shtyp. Kaka’ nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të problemeve muskulare që nuk e lejuan të luajë as ndaj Lyon në Ligën e Kampioneve dhe Osasuna në Ligën BBVA.
Ndeshja e fundit që Kaka’ ka luajtur me Real Madrid është ajo ndaj Real Sociedad, më 29 tetor.
“Kaka’ nuk është rekuperuar plotësisht nga dëmtimi. Dëmtimet muskulare janë delikate dhe kur mendon se je gati për të luajtur gjërat përkeqësohen. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe kemi vendosur që Kaka’ të mos grumbullohet për ndeshjen në Valencia”, theksoi Karanka.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli “Racizmi”, Blatter kërkon ndjesë, refuzon dorëheqjen
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i vendosur në qendër të kritikave për komentet e tij të fundit në lidhje me racizmin në futboll, kërkoi falje për to, por refuzoi të japë dorëheqjen. Topi i Euro 2012
Topi me të cilin do të luhet “Euro 2012” është më i shpejtë dhe më i paparashikueshëm në trajektoret e tij se Jabulani i botërorit “Afrika e Jugut 2010”, që mori shumë kritika nga portierët. Cristiano: Jemi para Barcelonës në renditje
Cristiano Ronaldo u shpreh se fakti që Real Madrid është para Barcelonës në renditjen e kampionatit spanjoll të futbollit motivon edhe më shumë atë dhe shokët e tij të ekipit. Franca, Abidal refuzon shiritin e kapitenit
Eric Abidal, mbrojtësi francez i Barcelonës, i ka thënë trajnerit të “Gjelave”, Laurent Blanc, se nuk dëshiron që të mbajë shiritin e kapitenit në kombëtare. Low: Gjermania ka rritur nivelin
Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, mendon se ekipi që ai drejton ka përparuar shumë gjatë vitit të fundit dhe tashmë është “afër nivelit të Spanjës”.
Lajmet kryesore
Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Rritet numri i të varfërve
Prova e radhës e presidentit
Itali, Monti merr “dritën jeshile”
Biodiezel edhe në Shqipëri