E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Petrov sulmon skuderine Renault


Vitaly Petrov, piloti rus i Renault, akuzoi skuderinë e tij për rendimentin e dobët të makinës gjatë pjesës së dytë të kampionatit botëror të Formulës 1.

“Kemi humbur shumë kohë gjatë pit-stop-eve, kemi humbur shumë kohë për shkak të strategjive të gabuara dhe kanë shkuar dëm rreth 10 gara”, theksoi Petrov për televizionin rus.

“Renault dukej e fortë gjatë 5 garave të para të seaonit. Nuk mund të konkurronim me Red Bull, McLaren apo Ferrari, por ishim më të shpejtë se Mercedes. Në 10 garat e fundit të kampionatit ne po pilotonim të njëjtën makinë me të cilën filluam sezonin. Nuk u bë asnjë ndërhyrje për të përmirësuar gjërat”, tha rusi, i cili është i nënti në renditjen e pilotëve me 36 pikë dhe me vetëm një podium të arritur, atë në Melburn të Australisë.

Më tej ai vazhdoi sulmin ndaj Renault: “Strategjitë kanë qenë të gjitha të gabuara. Nuk mund t’i thoja këto gjëra pasi përfundonte gara sepse në kontratë kam të shkruar që nuk duhet të flas keq për skuderinë, por nuk mund të qëndroj më i heshtur.

Vitaly Petrov, i cili është piloti i parë rus në historinë e Formulës 1, mendon se ka shumë mundësi që skuderia franceze ta zëvendësojë me një pilot tjetër pas garës së fundit të sezonit, atë të Brazilit.

“Formula 1 është një biznes. Nëse duan të të zëvendësojnë, do ta bëjnë edhe pse mund të kesh të nënshkruar një kontratë”, përfundoi Petrov.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 F1 në Teksas, ndërpriten punimet
Punimet për ndërtimin e pistës së Formula 1 në Ostin të Teksasit ndërpriten dhe shkak për këtë është bërë mungesa e kontratës. Organizatorët e kësaj gare deklaruan se ende nuk kanë firmosur asnjë dokument që sigurojnë përfshirjen e saj në Botëorin e vitit 2012. F1, Vettel nuk arrin Schumacher
Dy herë kampioni i botës Sebastian Vettel, që të shtunën barazoi rekordin e pole position të arritura në një sezon (rekord që mbahej nga Nigel Mansell), nuk mund të bëjë të njëjtën gjë me numrin e fitoreve, që mbahet nga Michael Schumacher (13 triumfe në vitin 2004). GP i Abu Dhabi-t, Vettel në pole position
Më në fund ia del mbanë Sebastian Vettel jo vetëm të marrë Pole Position në Cmimin e Madh të Abu Dhabi-t duke regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare, por edhe të barazojë rekordin e Nigel Mansell me 14 pole position brenda një sezoni, duke pasur shansin që ta përmirësojë atë në garën e fundit të këtij kampionati në Brazil. Rivaliteti më Masën, Hamilton kërkon “paqe”
Pas kontaktit të katërt sezonal në pistat e Formula 1, gjithkush mendonte se mes Ljuis Hemilton dhe Felipe Masës, do të kishte përgjithmonë një rivalitet që mund të shkatërronte makinat në cdo cast. F1, Ecclestone mohon akuzat e evazionit fiskal
Pronari i të drejtave televizive të Formulës 1, Bernie Ecclestone, hodhi poshtë akuzat e korrupsionit për qëllim fshehje të të ardhurave, ndërsa u paraqit ditën e mërkurë përpara një gjykate në Mynih.

Lajmet kryesore

Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Rritet numri i të varfërve
Prova e radhës e presidentit
Itali, Monti merr “dritën jeshile”
Biodiezel edhe në Shqipëri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›