E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid Mou shmang polemikat

ULTIMATUMI

Polemikat debatet dhe tensioni qe Zhoze Murinjo krijon ne konferencat per shtyp kane shqetesuar drejtuesit e Realit te Madridit. Sipas Mundo Deportivo mbremjen e se martes trajneri portugez eshte takuar me presidentin merengue Florentino Perez drejtorin e pergjithshem Horge Valdano dhe sekretarin teknik Miguel Pardeza. Drejtuesit ne Santiago Bernabeu nuk jane te kenaqur me tensionin qe eshte ngritur rreth skuadres dhe i kane kerkuar Murinjos qe te shfaqet me i moderuar ne deklaratat e tij dhe te ule tonet. Me sa duket kreret e Realit te Madridit kane frike se sjelljet e Specialit mund te rrisin antipatine ndaj klubit. Se fundmi Mou kishte perfunduar ne shenjestren e trajnerit te Sporting Gijonit Manuel Preciado i cili e kishte cilesuar nje ndyresire. Gazeta katalane shkruante se metodat e Murinjos ndiqen edhe nga pjesetaret e stafit teknik e nga disa lojtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›