Platini Seria A e ka humbur statusin e liges me te bukur
Epoka kur Seria A cilesohej si kampionati me i forte dhe me i bukur ne Europe e ne bote ka perfunduar. Opinioni i cili po qarkullon prej disa kohesh ne boten e futbollit eshte konfirmuar edhe nga presidenti i UEFA-s Mishel Platini. Kampionati italian nuk eshte me i pari ne Europe nenvijezoi ish-ylli i Juventusit. Keto jane gjera te zakonshme jane cikle te vjetra qe mbyllen dhe te reja qe hapen tashme me lart ndodhen kampionati spanjoll dhe ai anglez. Cilat jane arsyet e renies se Serise A Kjo eshte nje pyetje e veshtire per tiu pergjigjur. Ndoshta dhuna qe gjate viteve te fundit eshte shtuar shume ne krahasim me periudhen kur luaja une. Nese nje futbollist i shikon stadiumet e boshatisura nuk ka deshire qe te transferohet te nje skuader italiane. Nese ndodhin episode dhune bie motivimi. Lojtaret preferojne te shkojne ne kampionatet ku ndeshjet e futbollit shnderrohen ne festa te medha te luajne ne stadiume ku ka entuziazem. Ky eshte mendimi im i cili mund te jete edhe i gabuar. Me pas Platini ka folur edhe per perfaqesuesen axurre te drejtuar nga trajneri Cezare Prandeli Prandeli ka bere nje pune shume te mire ne te kaluaren ne Firence. Besoj se ai do te beje nje pune te mire edhe ne krye te Kombetares por nese nuk do te kete lojtaret nuk do te fitoje. Natyrisht qe do ta kishte me te thjeshte nese do te kishte ne dispozicion ndonje Roberto Baxho ose Xhixhi Riva. Kriza e futbollit pertej Adriatikut eshte vene re edhe ne listen e kandidateve per Topin e Arte ku nuk ndodhej asnje lojtar italian. Gjithsesi kreu i UEFA-s e ka perzgjedhur lojtarin qe mendoj se do te jete fituesi i cmimit prestigjioz. Personalisht zgjedh Ksavin per lsquoTopin e Arte. Ky eshte viti i Kupes se Botes triumfi ne boteror ka shume peshe ne percaktimin e fituesit. Me tej Platini foli edhe per kandidatet potenciale Cmimin do ta marre njeri ndermjet Ksavit Iniestes dhe Shnajderit.
Per fitimin e titullit favorit eshte Milani ndersa Juventusi i tij eshte ende larg luftes per titull. Nderkohe sipas ish-sulmuesit legjendar te Frances Interi duhet te fitoje Boterorin per klube ne Abu Dhabi. Platini tha Shpresoj qe zikalterit ta fitojne kete trofe uroj qe te mos me zhgenjejne. Milani tregoi potencialin e tij ne derbi. Mendoj se kuqezinjte kane nje kontingjent me te ri se Interi. Keta te fundit vijne nga dy sezone te jashtezakonshme por ne keto momente kane disa probleme me ecurine. Rikthimi i Juventusit te fitoret Do te nevojitet edhe pak kohe. Bardhezinjte kishin ekipin me te mire ne bote. Pas lsquoCalciopoli-t nevojitet pak kohe per te rindertuar skuadren dhe per ta kthyer te sukseset. Me tej Platini foli per bastet Ky eshte nje problem i ri me te cilin na duhet te perballemi. Duhet te jemi te vemendshem ndersa lojtaret duhet te kujdesen qe te mos e shkaterrojne lojen.