Zhgenjen Shpresa mundet nga Vllaznia
Ishte nje sfide miqesore perballe Vllaznise ne Loro Borici ku trajneri Artan Bushati do te synonte te evidentonte elementet te cilet premtojne per nje te ardhme ne ekipin tone Shpresa por rezultati perfundimtar ka qene zhgenjyes. Seleksioni i kuqezinjve te U-21 eshte mundur 2-1 nga kuqeblute. Shkodranet luanin me nje formacion te rinovuar thuajse teresisht. Ndersa ne krahun tjeter edhe Bushati kishte grumbulluar shume elemente apo emra te panjohur me pare qe e vishnin per here te pare fanellen e ekipit tone Shpresa. Loja ishte e nje niveli mesatar. Vllaznia e mbyll pjesen e pare 1-0 me gol te Boci 11. Ne te dyten 5 minuta para fundit dyfishoi Maziu. Ndersa goli i vetem per U-21 u shenua nga Daka 90. Ne radhet e Shpreses bene paraqitje te mira ne kete takim Sykaj nje nder me te miret ne fushe dhe Shaba.