Real Madrid-Schuster, divorci ceshtje oresh

Duket se tashme largimi i Bernd Schuster nga stoli i Real Madrid eshte vetem ceshtje oresh. Nuk jane humbjet e njepasnjeshme ne kampionat, kupe e Champions ato qe largojne teknikun gjerman nga stoli “Merengues”, por nje zenke e dites se djeshme me presidentin Calderon.
Edhe pse te dielen Schuster kishte njoftuar per nje seance stervitore, me pas ai anuloi gjithcka per te udhetuar ne Salamanca tek e bija. Pas ketij gjesti, kreu i shoqerise nuk ka duruar dot me, duke menduar seriozisht per shkarkimin e teknikut.
Sipas gazetes “AS”, emrat me te mundshem per t’u ulur ne stol jane; ish tekniku i Saragozza-s, Victor Fernandez, ish trajneri i Interit, Roberto Mancini dhe drejtuesi aktual i Castilla-s, Michel.
Eshte pikerisht ky i fundit qe mund te marre drejtimin e skuadres deri ne qershor, pasi Calderon mendon te shkepuse nga Liverpool-i, Rafa Benitez.