E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shangai, kosovaret tentuan rrembimin e Djokovic

Sipas te dhenave nga qyteti i larget i Azise, nje grup shqiptaresh nga Kosova, kane planifikuar rrembimin e numrit 3 te renditjes boterore.

Fituesi i turneut Masters te Shangait, serbi Novak Djokovic nuk ka mundur ta shijoje plotesisht fitoren pasi nje lajm i pazakonte ka tronditur jo vetem ate por gjithe boten e sportit. Sipas te dhenave nga qyteti i larget i Azise, nje grup shqiptaresh nga Kosova, kane planifikuar rrembimin e numrit 3 te renditjes boterore.


Lajmi eshte publikuar ne faqen kroate te internetit “24sata.hr” dhe ne pak ore beri xhiron e botes. Novak nuk e ka pohuar por as mohuar kete lajm, duke mos thene asgje rreth kesaj ceshtje. Djokovic, pervecse sportist njihet edhe si nje serb qe mbeshtet forte kauzen kunder pavaresise se Kosoves, ku ne te shkuaren ka leshuar edhe deklarata te forta.

“Nuk e kam kuptuar dhe nuk do ta kuptoj asnjehere vendimin e shqiptareve per te shpallur pavaresine e Kosoves. Kosova eshte pjese e pandare e Serbise dhe gjithmone do te jete keshtu. E njoh historine dhe ajo toke eshte pjese e Serbise. Babai im lindi aty, xhaxhai im lindi aty, dhe per rreth 30 vjet nje pjese e familjes time ka jetuar aty. Une jam nje profesionist dhe e di se mbi te gjitha duhet te luaj dhe te fitoj por kjo ceshtje nuk eshte vetem politike. Eshte dicka serioze dhe e rende”, tha Djokovic menjehere pas shpalljes se pavaresise ne 17 shkurt.

Novak shoqerohet nga nje eskorte e madhe qe prej muajit korrik kur ai mori pjese ne Wimbledon dhe sipas te dhenave, ne zbulimin e komplotit te Shangait kane nderhyre edhe sherbimet e fshehta angleze. 



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›