Shevchenko ne shenjestren e Real Madrid

Real Madrid vazhdon te jete ne kerkim te nje sulmuesi per te plotesuar vendin e lene bosh nga Van Nistelrooy qe do rikthehet vetem sezonin e ardhshem. Ndalesa e radhes per klubin spanjoll eshte Milano ku po kerkon te fitoje sherbimet e ukrainasit kuqezi, Andriy Shevchenko.
Por menjehere pas tentatives se klubit “merengues” per te bindur ish lojtarin e Chelsea, ka reaguar menjehere zv/presidenti Adriano Galliani. “Sheva eshte i paprekshem pasi tani po fillon te luaje rregullisht. Ai shte huazuar nga Chelesa por ky operacion mund te konkretizohet pasi brenda nje sezoni lejohen dy transferime”, theksoi numri 2 i Milanit.
Per ukrainasin kjo do te ishte nje mundesi mjaft e mire per te rigjetur veten, pasi si tek Chelsea ashtu edhe tek Milan, ai nuk ka arritur te gjeje hapesirat e nevojshme per te treguar klasin e tij.