E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, infermieria plot ne prag te derbit

Guti, Robben dhe Diarra vazhdojne te jene ne dyshim per shkak te demtimeve.

Real Madrid mund te luaje me nje formacion te cunguar ne derbin e se shtunes kunder Atletico Madrid. Guti, Robben dhe Diarra vazhdojne te jene ne dyshim per shkak te demtimeve.

Ata vazhdojne stervitjen te vecuar nga skuadra dhe trajneri Schuster do prese diten e shtune per te vendosur nese do te zbresin ne fushe per takimin e rendesishem te fundjaves. Guti vuan nga problemet fizike, ndersa Robben shqetesohet nga dhimbet muskulare. Per mesfushorin nga Mali, Diarra, problemet me gjurin vazhdojne te jene nje pengese e madhe.

Nga ana tjeter, tekniku gjerman ka marre nje lajm te mire. Argjentinasi Fernando Gago do te jete serish ne dispozicion te tij pasi eshte sheruar plotesisht nga terheqja muskulare. Derbi i se shtunes shenon “ndalesen” e pare te rendesishme te Real Madrid ne kete sezon ku do kerkoje te ruaje titullin e kampionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›