E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schweinsteiger, e ardhmja ndoshta tek Juventusi

Emri i Schweinsteiger ne ambientet e klubit ishte lakuar edhe me pare por tashme hapat qe po hidhen jane me konkrete dhe serioze.

Blerja e Bastian Schweinsteiger duket se eshte kthyer ne objektivin qendror te merkatos se Juventusit. Drejtuesit e skuadres bardhezi kane perqendruar te gjitha forcat ne frontin bavarez per te forcuar mesfushen me lojtarin e kombetares se Gjermanise.

Emri i tij ne ambientet e klubit ishte lakuar edhe me pare por tashme hapat qe po hidhen jane me konkrete dhe serioze. Kontrata e Schweinsteiger me Bayern Munich skadon ne 30 qershor te 2009-es dhe largimi i tij me kosto zero do te ishte nje hap me vlere per klubin bardhezi. Kontaktet me agjentin e lojtarit Robert Schneider kane nisur dhe sipas zerave, klubi italian i ka propozuar nje kontrate prej 3.5 milione eurosh ne sezon.

Momentet vendimtare per te mesuar nese Schweinsteiger do transferohet ne Torino do te jene ne janar, pasi atehere klubi bavarez do t’i ofroje nje kontrate te re dhe vendimi perfundimtar i takon vete futbollistit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›