E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona-Toure ne prag te divorcit

Sipas gazetes “AS”, tekniku katalanas i ka ndezur driten jeshile largimit te Toure, duke hapur nje gare mes Arsenalit dhe Juventusit.

Aventura e afrikanit Yaya Toure me Barcelonen duket se po i afrohet fundit. Mesfushori nga Bregu i Fildishte nuk po gjen nje vend ne formacionin e Guardioles, duke bere gati valixhet.

Sipas gazetes “AS”, tekniku katalanas i ka ndezur driten jeshile largimit te Toure, duke hapur nje gare mes Arsenalit dhe Juventusit. Sipas "Daily Mirror", trajneri Wenger dhe vellai i tij Kolo, po bejne te pamunduren ta bindin qe te bashkohet me “topcinjte”.

Agjenti i lojtarit ka deklaruar se Yaya nuk ka probleme me drejtuesit por deshira e tij eshte qe te luaje ne vazhdimesi. Nga ana tjeter, Juventusi ka nxituar duke ofruar 9.5 milione per te marre ne Torino mesfushorin e fuqishem. Nderkohe Barcelona eshte ne pritje te ofertave te tjera per te marre nje vendim perfundimtar qe ne muajin janar. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›