E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vjet burg për Ilir Selmanin

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 25 vite burg për, Ilir Selmanin, i cili akuzohet si një nga organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019. Po për të njëjtën çështje, SPAK ka kërkuar 7 vite burg edhe për Elvis Gaçajn.

Për vrasjen e Malkos u dënua me 25 vite burg, Blendi Teta, si person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos, duke informuar autorët për të kryer ekzekutmin.

Me vendim gjykate janë shpallur në kërkim edhe 7 persona, Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj, të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.

Vrasja e Malkos

Mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në zonën e “Xhamllikut”, u ekzekutua me breshëri plumbash Santiago Malko, një ish- punonjës policie i larguar nga detyra.

Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera dhe konflikteve mes bandave të rrezikshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›