Real Madrid shkarkon drejtorin e pergjithshem

Real Madrid ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm Jorge Valdano. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i klubit spanjoll Florentino Perez, ndërsa vendimi i tij përkthehet si një betejë e fituar nga Jose Mourinho dhe si konfirmim i influencës së trajnerit portugez në skuadrën madrilene.
Pozicioni i Valdanos ishte prej kohësh në dyshim për shkak të marrëdhënieve të këqia mes tij dhe trajnerit Mourinho që në ditën e parë që ky i fundit u tranferua në Madrid. Por lufta mes dy drejtuesëve ka nisur më herët, kur Mourinho ishte trajner i Chelsea, ndërsa në një shkrim të tij në një gazetë spanjolle, Valdano kishte kritikuar lojën e teknikut.
Por me transferimin e trajnerit portugez te Reali, kriza në raportin e tij me drejtorin teknik u thellua më shumë sidomos pas polemikave publike në lidhje me blerjen e një sulmuesi pas dëmtimit të Gonzalo Higuain. Valdano, ish-lojtar dhe trajner i Realit si dhe fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986, vazhdoi më tej me kritikat e tij në drejtim të Mourinhos, i cili dështoi në sezonin e tij të parë te Reali i Madridit.
Këto deklarata i kanë kushtuar shtrenjë Valdanos, i cili është shkarkuar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i Realit, ndërsa postin e lartë në klubin madrilen pritet ta marrë legjenda e futbollit botëror Zinedin Zidan që prej muaj ka nisur të punojë me Jose Mourinhon.
Nertan Prifti