E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoba farmacive ISKSH Nuk kishin dokumente

 Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka penalizuar rreth 52 farmaci. Nga kontrollet e ushtruara në 146 subjekte rezultoi se farmacitë që u penalizuan nuk kishin dokumentacionin e rregullt në bazë të ligjit apo mungesë të recetave me rimburs. Ndaj këtyre subjekte janë vendosur gjoba që kanë shkuar në vlerën e 80 mijë deri në 310 mijë lekë. Farmacitë e penalizuara kanë qenë në Durrës, Lezhë e Berat.
“Janë penalizuar 52 subjekte. Penalizimi I tyre vjen për shkelje të pikave të kontratës dhe moszbatimin e udhëzimeve që ISKSH-ja ka nxjerrë çdo vit. Për mosprezencën e drejtuesit teknik, që është një nga pikat kryesore të kotratës” tha Pjerin Kodracaj, drejtor i Kontrollit në ISKSH.

Por penalizimeve nga kontrollet e ushtruara janë ndërmarë edhe për qendrat shëndetësore në veçanti për mjekët e familjes të cilët nuk kanë zbatuar si duhet sistemin e referimit. 

“Jane penalizuar për sistemin e referimit, për shkeljen e kufizimit të listës së barnave, për shkeljen e protokollit të përdorimit të barnave, për shkelje të afateve të akteve të ISKSH, për disa barna të veçantë që janë barna të kushtueshme, për parregullsi të theksuara në kartela” tha Kodracaj.

Kontrolle janë  ushtruar edhe në depot farmaceutike. Ndaj Drejtorisë Rajonale Tiranë është vendosur masa administrative me gjobë që kap shifrën e 106 mijë lekëve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›