Evans: Me Realin, si me Liverpoolin

Mbrojtësi i Manchester United, Johny Evans deklaroi se ndeshja me Realin mund të jetë e njëjtë, si një sfidë e Premierligës ndaj Liverpoolit apo Manchester Cityt.
"Presioni do të jetë mbi ta . Ne jemi lider në Premierligë, ata e kanë humbur La Ligën. Ata janë një skuadër e mirë me lojtarë të mëdhenjë por ne jemi lider në ligën më të fortë në botë. Mendoj se ndeshja ndaj Realit do të jetë e njëjtë sikur ne të luanim ndaj Liverpoolit apo Manchester Cityt" deklaroj Evans./Indeksonline/