E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Sergio Ramos nuk dorezohet

Skuadrat e mëdha nuk dorëzohen asnjëherë. Për këtë arsye, Sergio Ramos ka premtuar se Reali i Madridit do të vazhdojë deri në fund të synojë mbrojtjen e titullit në La Ligan spanjolle.

Kjo pavarësisht faktit se diferenca nga Barcelona kryesuese, që ende nuk njeh humbje, është 16 pikë.

“Fitimi i titullit është i vështirë, por jo i pamundur. Kemi detyrimin që të vazhdojmë të luftojmë deri në fund dhe të pretendojmë fitore në çdo ndeshje”.

Por, në këtë pjesë të dytë të sezonit, ku te Reali po provojnë të harrojnë polemikat, problemet vijnë nga mungesat në mbrojtje.

Fabio Coentrao do të dënohet për thyerje të disiplinës, Pepe dhe Marcelo janë të dëmtuar, ndërsa vetë Ramos është i pezulluar.

“Dëmtimet e emrave të mëdhenj ndikojnë në skuadër. Mbi të gjtiha kur flasim për Pepen, që është një titullar i padiskutueshëm. Ai është element thelbësor dhe skuadra do t’ia ndjejë mungesën”.

Në sfidën e së dielës në fushën e Real Sociedad, Mourinho do të detyrohet të aktivizojë të riun Raphael Varane dhe Ricardo Carvalho-n.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›