Barca e ardhmja e Valdes ne dyshim

Edhe skuadra perfekte e ka një pikë të dobët. Gjithmonë është diskutuar se handikapi i Barcelonës ka qenë porta.
Tani, e ardhmja e Victor Valdes në “Camp Nou” është në dyshim. Pas 11 sezonesh ku ka fituar gjithçka që ëndërrohet, portieri ende nuk ka rinovuar kontratën.
Numri 1 vlerësoi edhe kurajën e trajnerit Tito Vilanova dhe shokut të ekipit, Eric Abidal, që fituan luftën me tumorin.
Në fund Valdes ka shprehur mbështetjen e tij për portierin e Realit të Madridit, Iker Casillas, që u la në stol nga trajneri Mourinho.
“Gardiani” katalan nënvijëzoi se “vendi i Casillas është mes shtyllave dhe të gjithë duan ta shohin atë duke luajtur”.