Reali, 100 milionë euro në dispozicion të Mourinjos
Menjëherë trajneri portugez ka filluar punën për ndërtimin e skuadrës dhe i pari që ka rinovuar është Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare. “Fakti që Mourinjo më kërkoi të qëndroj në skuadër, më bën të lumtur. Gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu”, u shpreh lojtari nga grumbullimi me kombëtaren e Argjentinës në Afrikën e Jugut.
Ndërkohë, sipas mediave në Spanjë, drejtuesit e klubit “galaktik” kanë vënë në dispozicion të merkatos plot 100 milionë euro. E përditshmja sportive “As” shkruan se ndër objektivat e Hoze Mourinjos janë mbrojtësit Maikon dhe Kolarov, mesfushori Di Maria dhe njëri mes De Rosit e Zherraridt.
Kurse “Marca” nënvizon faktin që tekniku nga Setubali ka vendosur një rekord: është i pari trajner që ka shitur më tepër fanella në krahasim me futbollistët. Gjatë ditëve të fundit, në dyqanet e Realit, bluza e trajnerit është situr më tepër se ajo e Kristiano Ronaldos.