E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maikon ndërron mendje: Dua të qëndroj

Anësori zikaltër është vënë në qendër të merkatos së Realit të Madridit gjatë ditëve të fundit, duke u konsideruar si preferenca kryesore e Hoze Mourinjos tek “galaktikët”. Por 29-vjeçari ka bërë një hap prapa nga deklarata e disa ditëve më parë, duke theksuar dëshirën për të qëndruar në Serinë A.

Në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “As”, Maikon u shpreh: “Jam mirë te Interi. Nuk dua të largohem, vetëm nëse presidenti vendos të më shesë. Fjalët e mia janë keqkuptuar. Kam një kontratë deri në vitin 2014, por nëse duan të më shesin, do të shkoj vetëm te Reali”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›