Fabregas, hyn në lojë edhe Reali
E përditshmja sportive spanjolle “Marca” (shumë pranë klubit madrilen), shkruan se “galaktikët” po përpiqen të befasojnë Barcelonën, duke synuar të bindin lojtarin të vijë në “Santiago Bernabeu”. Objektivi kryesor i “mbretërve” është kapiteni i Liverpulit, Stivën Zherrard, por ata duan të kenë gati planin rezervë, nëse operacioni për mesfushorin anglez dështon.
Kapiteni i “Topçinjve”, Fabregas, prej kohësh është objektivi numër një i Barcelonës, por oferta e parë prej 29 milionësh e katalanasve është hedhur poshtë nga klubi londinez. “Marca” shkruan se Reali do të kërkojë 23-vjeçarin spanjoll, vetëm nëse Zherrard vendos të qëndrojë në “Anfield Road”. Kapiteni i të Kuqve është preferenca kryesore e Hoze Mourinjos.