Reali, 33 milionë euro për Xherard
Shpenzimet e Florentino Perez duket se nuk kanë përfunduar. Sipas tabloidit britanik, "The Sun", objektivi i ri i Realit të Madridit është mesfushori Stiven Xherard. Plani për të "rrëmbyer" idhullin në "Anfilld Roud" është i thjeshtë dhe si ndodh gjithmonë kur i përfshirë është Perez, ai përmban një "thes" me para. Për të siguruar shërbimet e kapitenit të Liverpulit, "merengues" kanë përgatitur një ofertë me vlerë 33 milionë euro (30 milionë sterlina), e cila do t‘u paraqitet "Reds"-ave gjatë verës së ardhshme. E përditshmja angleze citon një burim anonim pranë drejtuesve të Realit. "Nuk është një sekret, konfirmoi i mirinformuari. Klubi ka përgatitur emrat e futbollistëve që synon të afrojë gjatë vitit të ardhshëm dhe natyrisht që Xherard është në krye të listës. Kapiteni i Liverpulit është një lojtar që i pëlqen shumë presidentit Perez dhe drejtorit teknik, Horge Valdano".
Këta zëra i kanë shqetësuar edhe më shumë tifozët e Liverpulit, që deri në këto momente janë të zhgënjyer nga kriza e rezultateve të skuadrës së Rafa Benitez. Sot skuadra e drejtuar nga tekniku spanjoll do të përballet me Mançester Junajtid, ku detyra është që të hidhet pas krahëve seria negative me katër humbje radhazi. Fati i Xherard shihet i lidhur ngushtë me rezultatet e skuadrës. Nëse Liverpuli do të rikthehet në garë dhe pronarët amerikanë do të vendosin të investojnë për ta mbajtur ekipin në nivele të larta, kapiteni do të qëndrojë për të bërë të pamundurën që të rikthejë titullin kampion, i cili mungon prej dy dekadash. Në të kundërt, vendimi më logjik është transferimi në një tjetër klub të madh, i cili do t‘i sigurojë trofe. Perez do të qëndrojë në pritje të këtij rasti, për t‘i shtuar koleksionit të yjeve edhe mesfushorin e përfaqësueses angleze. Gjatë verës së kaluar u konfirmua se pronarët e Liverpulit i marrin gjithmonë në konsideratë shifrat që madrilenët janë të gatshëm të shpenzojnë në merkato. Kjo solli transferimin e Ksabi Alonsos në "Bernabeu", për afro 30 milionë euro, si një prej lojtarëve kryesorë të projektit "Galaktikët II". Në rastin e Xherard, trajneri Benitez do të bëjë të pamundurën që të pengojë arritjen e marrëveshjes, edhe sepse në këtë mënyrë skuadra do të humbiste "çelësin" e lojës në mesfushë. Përveç rezistencës së trajnerit, Reali duhet të llogarisë edhe lidhjen e 29-vjeçarit me klubin. Mesfushori ka hedhur poshtë të gjitha zërat, që e shohin larg "Anfilld", megjithatë rezultatet e dobëta mund ta ndryshojnë situatën. Perez këmbëngul edhe duke mbajtur në konsideratë faktin se në vitin 2005, Xherard ishte fare pranë largimit nga Liverpuli, për t‘u bërë pjesë e revolucionit të Abramoviç te Çelsi.