Nihilizmi vetëvrasës
"Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka qenë i shënjuar…" Përafërsisht, ky pohim i përsëritur këto ditë, si pjesë e debatit të hapur për akt-marrëveshjen shqiptaro-greke për kufirin detar, duhet konsideruar si një ndër pohimet më alarmante për interesin kombëtar shqiptar. Është fjala për diçka që lidhet me integritetin tokësor dhe detar të atdheut tonë. Nuk është fjala për një debat mes palësh politike dhe mes vetes. Apeli për t‘u konsideruar në ecurinë e mëtejshme të këtij debati, dy grupet antagoniste, si një palë për të njëjtin interes, më duket mjaft i mençur dhe sidoqoftë më logjiku.
Atdheu është i të gjithëve, është i trashëgueshëm dhe detyrimi i gjeneratave njerëzore është për ta mbrojtur dhe për ta lënë atë të pacenuar për gjeneratat e ardhme. Çdo qeverisës apo qeveri që i bie shansi të marrë një vendim apo t‘i imponohet një situatë vendimmarrëse për kufijtë apo tërësinë tokësore ku shtrihet atdheu, në përgjithësi, është e dënuar të lëvdohet dhe akuzohet. Në kësi rastesh, ne shqiptarëve na ka ardhur fati në atë anë, që më shumë i kemi akuzuar dhe pse jo satanizuar qeverisësit që kanë pasur tagrin e përfaqësimit në aktet e kufi-shënjimit apo në ato të përcaktimit me fqinjët tanë. Kanë kaluar disa dekada dhe mëria e shumicës së shqiptarëve në breza për Mbretin Zog, kur bëhet fjalë për Shën Naumin, jo vetëm që nuk është shuar, por ka mbetur në fuqi edhe për kohë të ardhme njerëzore. Po kështu ka ndodhur edhe në krye të herës, kur ndodhi të shënohej në një kohë anarkike ballkanase kufiri shtetëror i Shqipërisë së cunguar. Megjithatë, në krah kësaj mërie, fatkeqësisht kemi shumuar edhe nihilizmin për atë çka është bërë mirë, për atë që mund të konsiderohet logjikisht themelore. Vlerat shtetbërëse të Mbretit Zog, edhe pse të provuara, sërish vazhdojmë për arsye të ndryshme t‘i mohojmë. Ndonëse historia e tij dhe rreth tij, është ende komplekse.
Pa iu larguar kauzës së kufijve, debati i fundit për akt-marrëveshjen mes qeverisë "Berisha 1" dhe qeverisë greke Micotaqis, ka risjellë në sheshpamje dhe rishfaqje, sërish nihilizmin provincial shqiptar. "Kufijtë s‘kanë ekzistuar"! Kjo është një marrëzi radhe, për të cilën, ata që e mbartin autorësinë s‘do të ndihen mirë në ditët e ardhme. Atdheu ynë si gjithë shtetet ballkanike ka një histori dramatike e tragjike të kufishënjimit. Është padyshim një histori e pangjashme dhe e pakrahasuar me atë të popujve dhe shteteve të tjera që fqinjërojnë me Shqipërinë administrative. Greqia fqinje ka pasur një fat dhe privilegjim historik në këtë aspekt. Historia e marrëdhënieve të saj me Turqinë fqinje është një kronikë dramatike tensionesh dhe peripecish të pambarimta. Ne shqiptarët, përkundër kësaj kronike komplekse, në raport me Greqinë, kemi shënuar një histori tolerimesh dhe tërheqjesh, për të cilat elita serioze greke ndër breza, ka lënë të shkruar e të thënë, fjalën dhe vlerësimin pozitiv. Diplomacia tradicionale dhe në veçanti politika shtetërore greke, në mos ka qenë kurnace, së paku ka vijuar ecurinë e logjikës përfituese, sidomos prej vitit 1991 e deri në rastin më të fundit.
Por në rastin e akt-marrëveshjes së fundit, problemi që ndezi debatin brendashqiptar, nuk shkarkohet mbi fqinjin. Ky është padyshim një moment që flet për përgjegjësi dhe inteligjencë të debatshpallësve shqiptarë. Debati kësaj here risolli një kontekst që tradhton mentalitetin absurd të postkomunizmit shqiptar: se e shkuara komuniste, qenka e shkuar e gjithëinjorueshme.
Kufiri shtetëror në logjikën e shtetit diktatorial ka qenë një ndër tabutë më të tmerrshme të marrëdhënies së qytetarit dhe shtetarëve shqiptarë me botën fqinjqëruese. Administrata e shtetit komunist investonte marrëzisht në shumicën e buxhetit të mbrojtjes në funksion të pastrimit të klonit të tmerrshëm, në funksion të shtimit të flotës ushtarake detare për ruajtjen dhe vëzhgimin e vijës detare. Në të gjithë vijën kufitare detare, flota ushtarake dhe çdo marinar i "Shqipërisë Socialiste", trajnohej për njohje të çdo centimetri, për dijeni të të gjithë hartës shënjuese dhe koordinatave, por njëkohësisht edhe për matjen e distancave respektive. Deri në vitet 1993-1994 kanë ekzistuar struktura të posaçme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Rendit Publik, të cilat kishin jo dijeni, por edhe përgjegjësi autentike për ruajtjen dhe trajtimin e hapësirave dhe vijave kufitare shtetërore. Ndërkohë që në periudhën e shtetit monist, edhe kur mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ekzistonin marrëdhënie diplomatike, ishin në fuqi dhe funksiononin rigorozisht komisionet bilaterale për ruajtjen, trajtimin dhe shënjimin e kufijve detarë e tokësorë mes dy vendeve. Atëherë, pse rikthehet dilema e mosekzistencës së hartave topografike që shënjojnë kufirin ndërshtetëror? Kush e përhap këtë dezinformim dhe kush e ka kurajën ta shpërndajë këtë papërgjegjshmëri?! Ata që e iniciojnë këtë ilaritet, tradhtojnë vetveten dhe ekspozojnë të keqin qëllim që kanë besuesit pas tyre.
Nihilizmi vetëvrasës shqiptar, fatkeqësisht në këtë rast, por edhe në disa të tillë të përngjashëm, po na shkakton një traumë të fortë antikombëtare. Në kësi rastesh goditet institucionalizmi dhe trashëgimia shtetërore institucionale. Shteti ekziston para dhe matanë një qeverisjeje. Në këtë vend, në mungesë të gjykatës kushtetuese (jo asaj që e ka godinën në Tiranë), duhet të ngrihet gjykata e ndëshkimit moral për trashëgiminë dhe investimin institucional.
Opozita dhe pozita në këtë vend, ditët e fundit kanë mavijosur debatin për akt-marrëveshjen greko-shqiptare për kufirin detar. Janë dy protagonistë që befas janë zënë nga çarku i pasinqeritetit ndaj publikut dhe qytetarisë së vendit. Diskutimi për këtë akt-marrëveshje shtrihet në një hark kohor më tepër se një vit e gjysmë. Është dashur të ketë për llogari të saj një axhendë zyrtare diskutimesh, sugjerimesh, parashtrimesh dhe propozimesh diplomatike. Më pas është realizuar një cikël i gjatë ecejakesh mes grupeve të ekspertëve dypalësh sa në Tiranë, aq edhe në Athinë. Është investuar për një diskutim jo vetëm mes ministrive të Mbrojtjes së dy vendeve, por edhe mes dy ministrive të Jashtme. Ka pasur takime kokë më kokë mes ministrave të jashtëm dhe atyre të mbrojtjes gjatë viteve 2008-2009. Kjo kohë dhe sidomos kjo axhendë kaq e ngjeshur, me kaq përfshirje dhe aktorë, duhej të ishte bërë objekt i diskutimit, ndërhyrjes dhe interesimit të opozitës zyrtare të vendit, si dhe transparencës publike, qysh në zanafillë të sipërmarrjes. Atëherë ku ishte kjo opozitë?! Pse nuk u ndërhy qysh në momentet e para? Kush e përmendi opozitën për të parë këtë "akt antikombëtar"? Nga erdhi zëri që njoftoi mungesën e syçeltësisë institucionale shqiptare?
Ky rast meriton të ngrihet vërtet në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe sidomos të shoqërisë shqiptare dhe të mos shpërndahet iluzioni se është një çështje e kapërcyer. Jo kjo akt-marrëveshje është në udhë e sipër. Të rivlerësohet dhe ritrajtohet ajo me përgjegjësi e luajalitet që duhet të burojë në mënyrë natyrale prej interesit të përbashkët kombëtar dhe jo prej interesit dasues politik. Sepse në këtë mënyrë, ne fitojmë kazusin e kapërcimit të nihilizmit vetëvrasës, i cili buron nga ndarja që na bën trajtimi i së shkuarës. E shkuara është ekzistencë, para se të jetë një histori qeverisësish apo epokë ideologjike. Madje, ajo është ekzistencë kombëtare, ndërsa qeverisësit e ndryshëm në këtë të shkuar, janë vetëm aktorë, të cilëve mund t‘u falim nostalgji apo urrejtje, por nuk mund t‘u falim aktin ndëshkues apo të cenimit të trupit fizik të atdheut.