Reali: “Shnajder, shko tek Interi"
“Nuk je më një lojtar i Realit të Madridit. Nuk bën më pjesë në planet tona. Për ne, ti je një futbollist i Interit.” Ky është me pak fjalë mesazhi i komunikuar dje në mëngjes për Uesli Shnajder nga ana e Horge Valdanos dhe Manuel Pelegrinit, përkatësisht drejtori teknik dhe trajneri i Realit. Klubi merenges ka gjetur akordin me zikaltrit për kartonin e holandezit.
Burime jozyrtare në Dortmind, ku Reali luajti dje ndaj vendasve të Borusias, kanë pohuar se e kanë parë Shnajderin shumë të nervozuar gjatë stërvitjes, aq sa ishte gati të grindej me shokët e skuadrës.
Interi ka ofruar 20 milion euo, 7 prej të cilave i paguan menjëherë dhe pjesën tjetër qershorin e ardhshëm.
Në lidhje me kontratën, agjenti i futbollistit ka kërkuar rreth 4 milion euro në sezon, kurse Interi ofron 3.5.
Por duke parë situatën aktuale, ka shumë mundësi që telenovela “një fantazist për zikaltrit” të përfundojë me një fund të lumtur.