Uli Hënes: “Riberi vlen 100 milion euro”
“Është një lojtar i të njëjtit nivel me Mesin dhe Kristiano Ronaldon dhe duhet të vlerësohet si i tillë – deklaron drejtori i klubit gjerman-. Kemi rënë dakord me të gjithë drejtuesit e ekipit që të marrim në konsideratë vetëm oferta të këtij niveli. Dhe morëm fjalën e nderit të Riberisë që ai nuk do ta shkelë këtë marrëveshje zotërinjsh.”
“Në qoftë se Reali e ka këtë shifër, atëherë mund të hyjmë më bisedime,”- vijon Hënes.
Pas disa javësh me tratativa mediatike, vetë Riberi u shpreh pak ditë më parë se nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga Bajerni i Mynihut.
Në këtë pikë, në varësi të çmimit, mund të ndryshojnë edhe destinacionet e mundshme për sulmuesin francez. Përveç Realit, në garë janë edhe Barcelona, Çelsi, Mançester Siti dhe Mançester Junajtid.