Reali “galaktik”, goleadë ndaj Borusias së Dortmundit
Në fillim ishte Granero, i cili shënoi pas vetëm dy minutash lojë. Në fillim të pjesës së dytë, Roben dyfishon avantazhin e spanjollëve, avantazh që thellohet në minutën e 70-të me anë të Gonzalo Higuain.
Tre minuta më vonë, vjen edhe goli i parë “galaktik” për Kaka, i cili shndërron në gol një penallti të dhënë pas ndërhyrjes së Ovomojelas ndaj Robenit.
Vetëm një minutë para vërshëllimës finale të gjyqtarit, kapiteni Raul shënon golin e pestë dhe të fundit për të tijtë.
Ndeshja ndaj Dortmundit tregoi një Kaka dhe një Roben në formë, kurse Shnajder nuk ishte i pranishëm. Për të pritet një kalim tek Interi.