E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra debuton në humbjen e Barcelonës.

Në këtë ndeshje debutoi me fanellën blaugrana blerja më e madhe e spanjollëve, Zllatan Ibrahimoviç. Megjithatë,  anglezët e Sitit e prishën festën e spanjollëve, duke fituar 1-0.

Tekniku Guardiola hedh në fushë një formacion me rezerva dhe në minutën e 27-të vjen goli i parë për anglezët: asist i të zakonshmit Ajrlënd për Petrov, që mposht portierin Pinto.

Në pjesën e dytë futet Mesi, Daniel Alvesh dhe Ibrahimoviç. Xhonatan Santos godet tranversën, por e gjithë vëmendja është e përqendruar tek Ibra, që në fillim godet jashtë me kokë dhe më pas e detyron portierin Given të bëjë një ndërhyrje shpëtimtare. Barça sulmon gjatë gjithë pjesës së dytë, por nuk arrin të barazojë.
 
Në këtë mënyrë, Mançester Siti bëhet skuadra e parë angleze që fiton “Trofeun Gamper”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›