E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika Lippi-Mourinho, Totti mbështet trajnerin e kombëtares

Francesko Totti është me trajnerin e Kombëtares, Marcello Lippi dhe mbi polemikën në distancë mes Lippit dhe Mourinho shton, "Titulli do t'i shkojë Juventusit. Lippi ka bërë vetëm një batutë, thjesht një parashikim", ka afirmuar kapiteni dhe simboli i Romës pak para se të zbarkonte në Sllovaki ku do të jetë i impenjuar në Uefa Europa Ligë. Nëse do të jetë e vërtete apo jo kjo mbetet për t'u vërtetua,r por Zonja është një nga kandidatet për titull. Roma do të përballet me skuadrën sllovake Kosice dhe Totti shton se dëshirojnë të shkojnë sa më larg në Europë. Francesko i ka dribluar pyetet në lidhje me një rikthim të tij në Kombëtaren Italiane. Totti e sheh kështu mundësinë e Romës për të qenë në katër të parët. Do të presim Kampionatin dhe do të shohim dhe do të vlerësojmë. Totti e mbyll deklaratën e tij duke thënë se për të nuk ka rëndësi nëse luan sulmues i parë e rëndësishëme është që skuadra të ecë mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›