Reali Madridit insiston për Ibrahimoviç
Madrid - Reali i Madridit vazhdon insistimin për të marrë në radhët e saj yllin suedez. Kështu shkruan sot në edicionin e saj e përditshmja spanjolle sportive 'Marka' që i dedikon kësaj tratative një faqe të tërë.
Sipas saj, ditën e djeshme, drejtuesit e Realit kanë organizuar një mbledhje me agjentin e lojtarit Mino Rajola. Gjithsesi, sipas spanjolles, trajneri portugez i Interit, Hoze Mourinjo nuk do të vërë veton e shitjes së Ibrës në rast se do të ketë një ofertë të mirë nga madrilenët.
Gjithsesi mësohet se Ibrahimoviç nuk është objektivi primar i Realit të Madridit. Ekipi madrilen duket se ka drejtuar sytë nga francezi 21 vjeçar Benzema, sulmuesi i Lionit. Bien ndërkohë kuotat e David Vilës dhe Diego Forlanit.