E Shtunë, 31 Tetor 2026

United konfirmon largimin e Tevez

Manchester United ka konfirmuar se Carlos Tevez nuk do të luajë në Old Trafford në sezonin e ardhshëm."Manchester United njofton se Carlos nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin", shkruhet në deklaratën zyrtare të United.
Në deklaratë thuhet se kampioni i Anglisë është pajtuar të paguajë 25.5 milionë paund dhe i ka ofruar argjentinasit kontratë pesëvjeçare, e cila do ta bënte atë njërin nga lojtarët më të paguar, mirëpo ai nuk ka dashur të luajë më shumë për Manchester United-in.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›