Reali Madridit, 500 mije euro per fitoren ndaj Barces
Fitorja e Realit te Madridit ne fushen e Barces nuk ka qene vetem ceshtje prestigji. Sipas te perditshmes spanjolle "Marca", presidenti madrilen Kalderon u kishte premtuar nga 20 mije euro per koke lojtareve nese mundnin "armiqte" katalanas. Duket se ky stimul ka qene nje ide e goditur nga ana e Kalderonit, i cili pas shume kohesh shijoi nje fitore ne "Kam Nou". Nderkohe, skuadra tjeter e Madridit, Atletiko, duket se ka frenuar tratativat per kalimin e Manish tek Interi, pasi ende te dy klubet nuk kane arritur nje marreveshje.