E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink: Nuk kam biseduar me Bajernin

Trajneri holandez i kombetares ruse ka hedhur poshte te gjithe zerat per nje afrim te tij te mundshem tek Bajerni i Mynihut. Pas lajmit se ne fund te sezonit trajneri aktual i bavarezeve Otmar Hitcfeld do te largohet, shume emra jane permendur per te marre drejtimin e Bajernit te Mynihut. Hidink i cili ka zgjatur kontraten e tij me kombetaren ruse deri ne vitin 2010, ka pergenjeshtruar gjithcka. "Nuk kam asnje kontakt me Bajernin, - eshte shprehur holandezi. - Une sapo kam zgjatur kontraten time me kombetaren ruse deri ne 2010-en dhe kam ndermend te jem dhe ne boterorin e Afrikes se Jugut me ta. Zerat qe me shikojne prane Bajernit me gezojne, sepse ata jane nje skuader e madhe, por une jam mire ketu".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›