E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruz: Kam frike vetem Romen

Ne prag te fillimit te Serise A per kete vit te ri, sulmuesi i Interit, Hulio Rikardo Kruz, ka bere nje skaner per skuadrat te cilat mund te rivalizojne Interit ne luften per titullin kampion. Per goleadorin argjentinas vetem Roma e Luciano Spaletit ka dicka me shume se te tjerat dhe do te jete nje konkurrent i forte per zikalterit deri ne fund te sezonit. "Eshte e vertete qe jemi ne vend te pare dhe shume vete thone se kampionati eshte i mbyllur, - tha Kruz. - Une nuk mendoj keshtu, pasi deri ne fund te kampionatit jane ende shume pike ne loje. Skuadra qe mund te rivalizoje Interin? Fiorentina eshte nje skuader qe me ka goditur shume, pasi ka te rinj te talentuar, por mendoj se Roma do te jete rivalja jone deri ne fund te kampionatit, pasi ata kane dicka me shume se te tjeret". Kruz ka mesataren me te mire te golave per minuta te luajtura tek Interi, ku ka shenuar nje gol cdo 89,7 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›