E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali Ronaldo Sme pelqen te luaj keshtu

Cristiano Ronaldo nuk e ka tretur ende humbjen e Realit kundër Barcelonës dhe është ankuar për lojën e skuadrës së tij. “Nuk më pëlqen të luaj në këtë mënyrë”, është shprehur ai në përfundim të takimit.

Më shumë se një herë portugezi është ankuar në fushë për vështirësit që Reali kishte në mbajtjen e topit dhe nuk arrinte ta pasonte në mënyrën e duhur.

“Derisa ishim 11 kundër 11, nuk po luanim mirë, por kishim lojën nën kontroll. Sapo ngelëm me 10 lojtarë, Barcelona shënoi dy gola. Kjo bën gjithë ndryshimin”, ka shtuar portugezi.

“Me 0-0 gjithçka ishte perfekte sepse për finalen e madhe do hynte edhe Kaka. Megjithatë përjashtimi i Pepe ka ndryshuar gjithçka”, theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›