E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal në websiten e UEFA-s, ndeshja Real-Barcelona 0-4

Ekipi i trajnerit Jose Mourinho, Real Madrid u mund pastër nga Barcelona, me dy gola të Lionel Messi në "Bernabeu", duke bërë një hap të madh në kualifikimin e katalanasve. Tani Los Blancos janë pranë eliminimit nga Champions League.

Por edhe pse humbi 2-0, UEFA ka përkeqësuar disi rezultatin për spanjollët. Në ueb faqen zyrtare të UEFA, gabimisht është dyfishuar rezultati në favor të katalanasve, duke u shkruar se Barcelona fitoi 4-0. Kjo, mund ti shërbejë Mourinho, për të aluduar mbi ndonjë konspiracion të radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›