E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adebayor: Lojtarët e Barcës gjithmonë qajnë

Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka akuzuar lojtarët e Barcelonës për aktrim dhe "qarje si fëmijë" në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pepe mori karton të kuq në një ndeshje mjaft të nxehtë mes dy gjigantëve spanjoll, por Adebayor, i cili po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë, mendon se vendimi ishte i ashpër.

“Për mua, brenda disa ditësh kam luajtur tre ndeshje kundër Barcelonës, dhe secilën herë ne duhet të luajmë me 10 lojtarë. Kjo është diçka që nuk mund ta besoj dhe sot ndoshta Pepe shkaktoi faull por nuk mendoj se ishte karton i kuq dhe ishte vështirë për ekipin. Por shpresat tona ende janë të larta dhe ne duhet të besojmë se mund t`ia dalim në Camp Nou”, ka thënë Adebayor pas ndeshjes.

“Futbolli është ndeshje për burra. Kushdo që luan kundër Barcelonës, kushdo që i prek ata, ata bien për tokë dhe qajnë si fëmijë. Kushdo që bën kontakt, në gjysmën e rasteve ata janë të shtrirë, qajnë, vendosin duart në fytyrë, dhe menaxheri i tyre, fansat, ata gjithmonë qajnë. Barcelona është një klub fantastik, mos më keqkuptoni, por ata duhet ta ndalojnë këtë gjë”, ka shtuar sulmuesi i huazuar nga Manchester City

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›