Reali, Zidane: Nuk mendoj për të ardhmen, por për tri ndeshjet

“Unë nuk punoj për të ardhmen, por për tri ndeshjet e fundit, nuk mendoj për të ardhmen time, por për tri ndeshjet e ardhshme”. Kështu është shprehur Zinedine Zidane në prag të ndeshjes me Granada. Tri javë nga fundi i Ligës, Blancos janë dy pikë prapa udhëheqësit Atletico që pret Real Sociedad sonte dhe nuk duan shpërqendrime sepse gjithçka është akoma e mundur. “Ne përballemi me një kundërshtar që ka luajtur një sezon fenomenal, një ekip të mirë me një trajner të mirë, do të jetë një sfidë e madhe që kërkon maksimumin nga ne”.
“Kanë mbetur tri ndeshje, ne përqendrohemi në ndeshjen e nesërme me mentalitetin tonë të zakonshëm: të luajmë mirë për të fituar “, shpjegoi trajneri francez në konferencën për shtyp. Pastaj vazhdoi: duke u përpjekur të harrojë polemikat e gjyqtarëve: “Gjithkush bën punën e tij, unë besoj në futboll, ne do të mendojmë të luajmë, arbitrat për të arbitruar, nuk dua të them asgjë tjetër sepse do të krijonte një situatë të papëlqyeshme”.
Zidane shpreson ta mbyllë sezonin me tifozët në stadium. “Ata do të vendosin në këto ditë, nëse do të ketë, do të jetë mirë për futbollin dhe për njerëzit”, thotë Zidane i cili do të shikojë ndeshjen e Atletico sot, “sepse më pëlqen futbolli. Çfarëdo që të ndodhë do të mendojmë të japim më të mirën në tri të ardhshmet”.
“Gjithçka filloni me shpresën për të qenë në gjendje për të fituar Ligën, do të bëjmë bilancet në fund të sezonit, është e kotë të gjykosh tani”. Nëse trajneri francez nuk qëndron në Madrid, stoli i tij mund t’i besohet Raul i cili, ashtu si ai, filloi nga Castilla. Zidane thjesht vëren: “Ata po bëjnë mirë, ne jemi gjithmonë në kontakt me Raul, për pjesën tjetër, siç thashë, unë mendoj vetëm për tri ndeshjet e fundit”.
“Unë e di që njerëzit pëlqejnë t’i dëgjojnë këto biseda, por nuk është koha për ta bërë këtë, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet e ardhshme, gjithçka mund të ndodhë akoma, e rëndësishme është t’i japësh të gjitha, për mua një sezon është i keq kur jo gjithçka jepet në fushë”, përfundoi Zidane.