E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali dëshiron Benitezin


Reali i Madridit raportohet se dëshiron të sjellë në stolin drejtues të klubit trajnerin e Liverpoolit, Rafael Benitez.

Sport shkruan se presidenti Florentino Perez ka humbur besimin në trajnerin Manuel Pellegrini pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga Lyoni dhe tashmë është përqendruar në gjetjen e zëvendësimit të tij për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, planet për nënshkrime të reja janë lënë në pritje për menaxherin gjeneral Jorge Valdano, me Perez që thotë se ata së pari duhet të zgjidhin pozitën e trajnerit.

Benitez ishte kontaktuar menjëherë pas humbjes turpëruese të Realit në Kupën e Spanjës nga Alcorcon më herët gjatë sezonit dhe linja e komunikimit sërish është rihapur pas humbjes nga Lyoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›