E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mastro Lindo" pranon fajin: Gabova!

“Mastro Lindo”, siç e kanë quajtur me ironi mediat italiane, ka pranuar gafën kur Bajerni shënoi golin e dytë dhe të fitores, pasi Miroslav Klose ndodhej në pozicion të dukshëm jashtë loje.

“Në bazë të informacioneve që kemi marrë bëhet fjalë për një pozicion jashtë loje, prandaj duhej ta kisha ndalur atë. Për fat të keq nuk ndodhi kështu”, ka deklaruar norvegjezi Ovrebo për një televizion francez.

Ky është precedenti i dytë i Ovrebos ne arenën ndërkombëtare, pasi sezonin e kaluar “eliminoi” në mënyrën më të turpshme Celsin nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›