Juventusi rikthehet triumfues në "Amsterdam Arena"
Italianët hedhin një hap për në 1/8-at e Ligës së Evropës, falë fitores së vyer 2-1 në transfertë. Vendasit e Ajaksit ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 17-të me anë të shqiptarit Sulejmani, pas një kundërsulmi të bukur.
Në minutën e 32-të Amauri arrin të rikthehet te goli duke shënuar me kokë, pas një aksioni perfekt ku Aleks del Piero shpalosi edhe një herë aftësitë e tij. Goli i dytë do të shënohej sërish nga Amauri dhe protagonist ishte sërish Del Piero me një krosim të saktë nga e majta e sulmit juventin.
Me golin e minutës së 58-të u vulos edhe rezultati final, ku skuadra e Zakeronit është më e favorizuar për ndeshjen e kthimit.