E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali dështon përballë një Lioni të frikshëm

TIRANE-Milionat jo gjithnjë bëjnë një skuadër të madhe. Edhe pse u ndërtua pas shpenzimit të 252 milionë eurove në një fushatë merkatoje, Reali i Madridit ka pësuar një humbje të rëndë 1-0 mbrëmë në Francë, përballë Lionit. Një gol i Zhan Makun dy minuta nga nisja e pjesës së dytë i dha fitoren skuadrës së Klod Pyel, përballë galaktikëve. Ndeshja është dominuar nga francezët, sidomos në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, përpjekjet e Realit nuk kanë mundur të kthejnë rezultatin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›