E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine, hetim parlamentar per krizen financiare

ATHINE- Parlamenti grek do te ngreje nje komision parlamentar i cili do t'i hetojë të dhënat statistikore për financat shtetërore dhe detyrimet e vendit. Vendimi u be i ditur mbrëmë nga sekretari i grupit parlamentar të PASOK-ut në pushtet, Hristos Papucis.

Ai theksoi se komisioni do të hetojë "vendimet politike të cilat kanë çuar deri te shtimi i deficitit buxhetor dhe borxhit shtetëror", ndërsa përfundimi që do të arrijë komisioni, mund të çojë deri në ndjekjen penale të anëtarëve të qeverisë së mëparshme.
Papucis theksoi se hetimi do të fokusohet te ish-kryeministri Kostas Karamanlis dhe ish-ministri i Financave Jorgos Alogoskufis.

Komisioni parlamentar do të hetojë politikat ekonomike dhe financiare gjatë periudhës 2004-2009, përkatësisht gjatë dy mandateve të Kostas Karamanlis.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›