E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali dështon sërish, vetëm 0-0 ndaj Gijonit

Pas humbjes 3-2 nga Milani në mesjavë në Ligën e Kampioneve, Reali nuk arrin të shënojë në Gijon duke treguar një formë tepër të dobët. I vetmi lajm i mirë i përkohshëm për Galaktikët është se momentalisht ndajnë vendin e parë me Barcelonën në kuotën e 19 pikëve, megjithëse Barça ka një ndeshje më pak.

Ndërsa ekipi tjetër i kryeqytetit spanjoll, Atletiko e Madridit nuk shkon përtej barazimit 1-1 ndaj Majorkës. Golit të Forlani në minutën e  52 me 11-metërsh i përgjigjet valero në minutat shtesë të ndeshjes. Forlan në pjesën e parë humbi edhe një 11-metërsh.

Atletiko Madrid – Majorka 1-1
Forlan 52’ (p), Valero 90’

Sporting Gijon - Real Madrid 0-0

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›