E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lanë, makina kalon në anën tjetër të lumit

Për pasojë, mjeti tip Opel ka kaluar nga njëra anë e lumit Lana në anën tjetër. Vajza e re ka humbur kontrollin e makinës, ndësa ndodhej pranë shkollës “Ismail Qemali”, tek Ministria e Jashtme. Më pas është përplasur me një shtyllë ndriçimi në breg të Lanës, duke kaluar në anën tjetër të lumit.

Gjithë aksidenti spektakolar fatmirësisht i ka shkaktuar drejtueses së mjetit vetëm plagë të lehta. Ajo është dërguar menjëherë në spital për t’u mjekuar, por edhe për t’u trajtuar, për shkak të traumës që ka pësuar.

Aksidenti ka mbledhur mjaft kureshtarë në zonën pranë Drejtorisë së Përgjithsme të Policisë, që kanë mbetur të habitur pasi kanë parë atë skenë spektakolare, por që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›