E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali dhe Barcelona nën hetim

Uefa qëndron e heshtur dhe nuk reagon për shifrat gjigande që shpenzon Reali I Madridit dhe Barcelona, por nuk ka të njëjtën mendim komisioni europian që ka hapur një hetim ndaj dy klubeve spanjolle.

60 milionë euro për Neymar dhe 120 milionë euro për Gareth Bale duket se nuk janë pritur mirë nga ky institucion që do të hetoj dy nga klubet më të mëdha në botë. Fuqia e madhe financiare e të dyja skuadrave ka bërë që komisioni evropian të hap një hetim për të kuptuar se pse ato paguajnë më pak taksa se një firm pastrami.

Barcelona dhe Reali janë shoqëri jofitimprurëse dhe në këtë rast limitohen shumë në detyrimet ndaj shtetit. E gjithë çështja qëndron në këtë pikë sepse dyshimet qëndrojnë si hije mbi kokën e shoqërive që tashmë duhet të bëjnë transparencë ndaj ekzekutivit evropian.

Në vitin 1990 u pranua që Dy klubet në fjalë bashkë me Athletico Madrid e Osasuna-n janë 4 shoqëritë e vetme që janë lejuar të mbijetojnë si shoqata jo fitimprurëse, ndërsa skuadrat e tjera janë detyruar prej kohësh te kthehen në sh.p.k. Një situatë e tillë sjell avantazhe të mëdha në linjën e detyrimeve fiskale.

Një shoqëri si Reali i Madridit paguan vetëm 25 % të taksave, 10 % më pak se një shoqëri e pastrimi.  Komisioni Europian synon të hedhë dritë, pasi në këndvështrimin e institucionit drejtues më të lartë evropian, asnjë shoqëri nuk duhet të gëzojë status të privilegjuar në Bashkimit Evropian sepse të gjitha skuadrat duhet të jenë të barabarta në fushën e blertë dhe jashtë saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›