E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s: Shqipëria humb një pozicion, tani e 38-ta

Kombëtarja Shqiptare ka zbritur një vend më poshtë në renditjen e muajt gusht nga ranglista e FIFA-s. Pas asaj ngjitje “me ashensor” të Shqipërisë, kur historikisht muajin e kaluar ka prekur vendin e 37-të për herë të parë në histori, Shqipëria tashmë renditet e 38-ta me 689 pikë.

Kundershtarët e Shqipërisë në shtator, Sllovenia ka ngelur të 45-të, ndërsa Kombëtaret të renditura më mirë nga grupi i jonë mbeten Zvicra e 15-ta që ka përparuar për një vend dhe Norvegjia e 25-ta, pozicion i njëjtë me muajin e kaluar.

Ngritjen më të madhe nga grupi i Shqipërisë e ka pasur Islanda që ka përparuar për 3 vende dhe tashmë renditet e 73-ta, ndërsa Qipro është ngjitur për dy vende në krahasim me muajin korrik dhe tashmë renditet e 123-ta.

Ndryshe 10-shja e parë në ranglistën e FIFA-s nuk ka ndryshuar fare nga muaji i kaluar Spanja qëndron në krye,Gjermania e dyta dhe e mbyll Belgjika.

Ecuria pozitive në kupat e Evropës e Kukësi dhe Skënderbeut duket se ende nuk ka ndikuar në këtë renditje. Shqipëri do të zhvillojë një miqësore me 14 gusht ndaj Armenisë dhe në rast fitorje dhe vazhdim të ecurisë pozitive të Skënderbeut sërish mund ta shohim veten edhe më lart në renditjen e FIFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›