Reali do Benzema, Lioni e blindon
Të mëdhenjtë janë në pritje të momentit të duhur për të rrëmbyer talentin francez të Lionit, Karim Benzema. Më i interesuari duket Reali i Madridit. Por presidenti i francezëve, Aulas, në një intervistë për "L‘Equipe" e blindon lojtarin: "Nuk do të largohet, do të qëndrojë këtu me ne deri në fund të vitit 2010. Karim është i jashtëzakonshëm, një lojtar i nivelit botëror, i cili arrin të bëjë diferencën". Sulmuesi, që ka shënuar edhe këtë të shtunë, është në shënjestrën e shumë ekipeve të mëdha evropiane.