E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi e Mançester, garë për Aksel Uitsel

Dy gjigantët e Premiershipit, Çelsi e Mançester Junajted, kanë filluar garën për blerjen e mesfushorit Aksel Uitsel në janar. 19-vjeçari i Standard Liezh u konfirmua si një prej lojtarëve të rinj më të talentuar në Evropë, duke larguar Evertonin nga Kupa UEFA. Që prej vitit 2006, ai ka zhvilluar 60 ndeshje për klubin belg, duke i ndihmuar në fitimin e titullit kampion në sezonin 2007/08. Për Uitsel, i cili është pjesë e Kombëtares belge, dy anglezet janë të gatshme të ofrojnë rreth 20 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›