E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali e Bajern, fitore spektakolareKështu tabloja e plotë pas përfundimit të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Roma, Çelsi, Interi, Panathinaikos, Barcelona, Sporting, Liverpuli, Atletiko, Mançester, Villareal, Lion, Ba

Liga e Kampioneve i kishte zbardhur emrat e 16 skuadrave fatlume, teksa e mërkura u dha verdiktin dy skuadrave të fundit që do të marrin pjesë në Kupën UEFA, që janë Dinamo e Kievit dhe Fiorentina. Kështu tabloja e plotë pas përfundimit të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Roma, Çelsi, Interi, Panathinaikos, Barcelona, Sporting, Liverpuli, Atletiko, Mançester, Villareal, Lion, Bajern, Arsenal, Porto, Juventus, Real Madrid. Këto janë të kualifikuarat. Tetë ekipet që do të vazhdojnë aventurën në Kupën UEFA: Bordo, Verder Bremen, Shahktar Donetsk, Marseja, Dinamo Kiev, Zenit, Alborg dhe Fiorentina.

GRUPI E
Sëlltiku fitoi 2-0 me Vilarealin, që nga ana e tij e luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 35-të. Malonej shënoi në minutën e 14-të, përparas se MekGedi të dyfishonte rezultatin në fund të pjesës së parë. Modestët danezë të Alborgut shkaktuan një suprizë të bukur në “Old Trafford”, duke shënuar dy gola kundër Mançester Junaitid në barazimin 2-2. Karlos Tevez (3’)shënoi i pari për “Djajtë e kuq” të Fergusonit, por Jakobson (31’) dhe Kurth (45’) i dhanë avantazhin e përkoshëm Alborgut. Uejni Runi çoi shifrat në 2-2 në minutë e 52-të.

GRUPI F
Lion-Bajern dhuroi spektakël e gola, ku spikat ai i francezit të Bajernit, Frenk Riberi. Skuadra gjermane e Jurgen Klinsmanit e çoi rezultatin deri në 3-0, falë dopjetës së Miroslav Klozes (11’ e 37’), të shoqëruar me golin e fantazistit të Kombëtares së “gjelave”, Frank Riberi në minutën e 34-t. Govu në të 52’ dhe Karim Benzema (68’) çuan menjëherë shifrat në 2-3 në “Gerland”.
Edhe pse i duhej një pikë për të zënë një vend në Kupën UEFA, Fiorentina fitoi 1-0 në Bukuresht me Steaua, në një ndeshje shumë të tensionuar e me shumë kartonë të verdhë. Alberto Xhilardino shënoi për skuadrën italiane në minutën e 66-të.

GRUPI G
Ndeshjet e këtij grupi u fituan nga skuadrat vendase, por ajo që spikat është fitorja 2-0 e Portos me Arsenalin. Alvezh (38’) dhe Lopez (54’) ishin dhe autorët e golave. Skuadra portugeze mori dhe kryesimin e grupit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo e Kievit fitoi ndaj Fenerbahçes me rezultatin e ngushtë 1-0, duke siguruar një vend në Kupën UEFA. Golin për ukrainasit e shënoi Eremenko në minutën e 20-të.

GRUPI H
Huande Ramos e nisi mjaft mirë aventurën e tij në stolin e Realit të Madridit, me një fitore të bukur 3-0 kundër Zenitit të Petërsburgut. Kapiteni madrilen Raul shënoi dy gola, nga një në çdo pjesë (25’ dhe 57’), ndërkohë që emrin në listë e vendosi dhe holandezi Arjen Roben. Juventusi barazoi 0-0 kundër bjellorusëve të Bate Borisovit. Xhovinko nuk realizoi nga pika e bardhë në minutën e 53-të.

EKIPET E KUALIFIKUARA

Grupi A
ROMA, ÇELSI

GRUPI B
INTER, PANATHINAIKOS

GRUPI C
BARCELONA, SPORTING

GRUPI D
LIVERPUL, ATLETIKO

GRUPI E
MANÇESTER, VILLAREAL

GRUPI F
LION, BAJERN

GRUPI G
ARSENAL, PORTO

GRUPI H
JUVENTUS, REAL MADRID

KUPA UEFA
Bordo, Verder Bremen, Shahktar Donetsk, Marsejë, Dinamo Kiev, Zenit, Alborg, Fiorentina

Liga e Kampioneve
Dita 6

9 dhjetor
A    Çelsi-Kluzh        2-1
A    Roma-Bordo            2-0
B    Panathina.-Anorthosis 1-0
B    Bremen-Inter        2-1
C    Bazel-Sporting        0-1
C    Barcelona-Shakhtar    2-3   
D    PSV-Liverpul        1-3
D    Marsejë-Atletiko        0-0

10 dhjetor

E    Man. United-Alborg    2-2
E    Sëlltik-Villarreal    2-0
F    Steaua-Fiorentina    0-1
F    Lion-    Bajern        2-3
G    Porto    -Arsenal        2-0
G    Dinamo K.-Fenerbahçe    1-0
H    Juventus-BATE        0-0
H    Real Madrid-Zenit    3-0

E Merkure, 10 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›