E Diel, 1 Nëntor 2026

Soriano: Nuk do ta shesim Villan në City

Presidenti i klubit spanjoll Valencia, Vicente Soriano, ka thënë se Manchester City duhet të harrojë se do të mund të nënshkruajë me sulmuesin David Villa. Manchester City është duke menduar të bëjë një ofertë gjigante për sulmuesin spanjoll, e cila sipas spekulimeve do të arrijë në shumën e 60 milionë funteve. Por, presidenti i klubit spanjoll, ka hedhur poshtë çdo shans që sulmuesi të shitet tek ky klub i Premierligës. "Nuk do të marrim parasysh ndonjë ofertë nga Manchester City", ka thënë Soriano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›