Reali e do Ligën e Kampionëve

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka theksuar se Liga e Kampionëve është objektivi kryesor i ekipit për sezonin e ri. Gjiganti madrilen edicionin e shkuar triumfoi në La Liga kurse titullin kontinental për klube nuk e ka rrëmbyer nga 2002.
Casillas ka thënë se tani është koha që skuadra të fitojë trofeun e 10-të në Ligën e Kampionëve. “Në dy vitet e fundit, ne kemi arritur në gjysmëfinale. Ishim shumë afër andaj ky është objektivi ynë kryesor”, deklaroi Casillas për uebfaqen zyrtare të Realit.
“Do të mundohemi, por ka edhe skuadra tjera që do të luftojmë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Kjo është ajo çka duam ne në Real Madrid, por e dimë se do të jetë vështirë. Jemi shumë më të mirë se dy vite më parë dhe synojmë të arrijmë më tepër se sezonin e kaluar”, përfundoi ai.